Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me braktisjen e foshnjës nga nëna e saj në plazhin e Golemit.
Mësohet se 22-vjeçarja e kishte lënë foshnjën e saj disa javëshe pranë një shkurreje të mbështjellë me batanije.
Qytetari i cili e ka gjetur foshnjën e ka dërguar menjëherë në maternitetin e Durrësit.
Foshnja ndodhet e shtruar në pediatri. Qytetari është marrë në pyetje nga policia e Kavajës dhe është zbuluar se foshnja është lënë nga e ëma. Kjo e fundit tashmë është shpallur në kërkim.