-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë në familje dhe kërcënim, 3 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka aarrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në fshatin Brarë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur për jetën, shtetasin K. D., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit