-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca kritikohet pasi lejoi një marsh të neo-nazistëve në Paris

Kryesoret

Forcat e policisë së Parisit dhe Ministria e Brendshme e Francës janë përballur me pyetje dhe kritika të shumta më 8 maj lidhur me një një marshim prej rreth 600 neo-nazistësh, që u autorizuan të kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit në fundjavë.

Tubimi i 6 majit i ekstremistëve të krahut të djathtë, të veshur me të zeza, erdhi përderisa autoritetet po tentojnë t’i shuajnë protestat kundër qeverisë, me disa kufizime të reja të vendosura të hënën për ta mbrojtur presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nga zhurma e protestuesve që përplasnin tenxheret.

Në marshimin e së shtunës nëpër një lagje luksoze të Parisit morën pjesë qindra burra nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilët marshuan me flamuj dhe brohoritëm slogane për të përkujtuar vdekjen e një aktivisti të ekstremit të djathtë, Sebastien Deyzieu, më 1994.

Protesta u autorizua nga autoritetet e qytetit dhe policia shihej duke patrulluar aty pranë.

Senatori i Partisë Socialiste, David Assouline, i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, që të “shpjegohet”.

“Është e papranueshme të kesh lejuar 500 neo-nazistë dhe fashistë të parakalojnë në zemër të Parisit. Organizatat e tyre, shfaqja e ideologjisë së tyre, parullat, simbolet janë po aq fyerje për të vdekurit sa edhe nxitje për urrejtje racore”, shkroi ai në Twitter.

Franca shënoi festën tradicionale publike të 8 majit të hënën për ta përkujtuar fitoren e forcave aleate mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945 dhe jetët e humbura në luftën kundër fashizmit.

Ian Brossat, një zëdhënës i Partisë Komuniste, tha me shaka se “tenxheret janë qartazi më të rrezikshme se çizmet ushtarake”.

Organizata bamirëse e krahut të majtë, Attac, shkroi gjithashtu se e djathta ekstreme “demonstron urrejtjen e saj me pandëshkueshmëri të plotë në qendër të Parisit, ndërsa shteti po kërkon të shpallë të jashtëligjshëm goditjen e tenxhereve”./rel

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit