Ditën e djeshme Italia u trondit nga vrasja e dyfishtë që bëri Taulant Malaj. Bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar vrau Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij dhe vajzën tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj.
Kështu djali 5-vjeçar arriti t’i shpëtonte masakrës. Në videon që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet që Malaj kërkon edhe djalin 5-vjeçar për ta vrarë.
Sipas mediave italiane vogëlushi në momentin e krimit horror ishte fshehur poshtë divanit.
Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij.
Policët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.