Pas rikthimit të 15 pikëve për Juventusin kolegji i Garancisë ka publikuar një dokument prej 75 faqesh ku shpjegon me detaje arsyet e vendimit.
Pas heqjes së pikëve çështja që u rikthye sërish në prill në Gjykatën Federale të Apelit.
Brenda 30 ditëve do të jetë po Gjykata Federale që do të ripërcaktojë një tjetër dënim për Juventusin.
Kolegji e ka caktuar si solide bazën e akuzës ndaj klubit dhe legjitim përdorimin e artikullit 4, që do të çojë kështu në një tjetër pezullim.
Janë ngritur hipoteza se penalizimi do të bëhet me heqjen e 9 pikëvë siç ishte kërkuar në fillim.
Nësë ky vendim miratohet atëherë zonja e vjetër mund t’i rikthehet sërish Kolegjit të Garancisë.