Ukraina festoi sot Ditën e Fitores, së bashku me pjesën tjetër të Evropës, duke ndarë simbolikisht pozicionin e saj nga Moska. Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky i krahasoi forcat ukrainase që luftojnë rusët me ata që luftuan nazistët.
#UkraineWar #Ukraine #Russia
🗞️ Russia launches ‘biggest’ kamikaze drone attack. Air raid sirens have sounded across Ukraine after Russia launched a fresh wave of drone and missile strikes. Explosions were heard overnight in the capital, #Kyiv, where the mayor said five people… pic.twitter.com/gvmgf9IqdO— 🛰️ War in Ukraine 🍉 (@EUFreeCitizen) May 8, 2023
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Rusia lëshoi 60 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani në objektivat në Ukrainë – 36 prej tyre synonin kryeqytetin dhe të gjithë u rrëzuan.
Nga sulmi mbetën të plagosur të paktën pesë persona në qytet, tre në Solomianski dhe dy të tjerë në Sviatosin. Shpërthime u dëgjuan gjatë gjithë natës në qytet.
Administrata ushtarake e Kievit tha se mbeturinat nga dronët ranë në pistën e aeroportit Zhulyani, një nga dy aeroportet civile të qytetit. Mbeturinat dëmtuan gjithashtu një ndërtesë dykatëshe në lagjen qendrore Shevchenkivsky.
Një magazinë ushqimore është përfshirë nga flakët në Odessa pasi u godit nga një raketë. Zyrtarët lokalë thanë se tre persona u plagosën. Kryqi i Kuq sqaroi se e gjithë ndihma humanitare e deponuar në këtë depo prej 1000 metrash katrorë është shkatërruar.