Në fund të muajit të kaluar, në datë 28 Prill bashkia e Fierit shpalli fituesin e tenderit për blerje materialesh për sistem ndriçimin rrugor dhe aksesorë. Vlera limit e tenderit ishte 250 milionë Lekë (25 138 235,00). Në garë ishin dy kompani, “HEST” SHPK dhe “VESA 2014” SHPK. Bashkia shpalli fitues kompaninë “VESA 2014” SHPK me pronar Edison Salin, një emër i lakuar në media.
Bashkia e Fierit, që drejtohet nga Armando Subashi e shpalli fitues me thuajse “kokë më kokë” me fondin limit, 200 mijë Lekë më pak se vlera e ofruar. Faqja që monitoron prokurimet publike, “openprocurement” e ka kapur këtë procedurë me flamur të kuq për shkak se skualifikoi operatorin tjetër që ishte në garë duke i dhënë fitoren tjetrit për shtylla ndriçimi dhe llamba LED.