13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania i kërkon Kurtit ta shkruajë draft-statutin e Asociacionit

Kryesoret

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se aleatët e Kosovës duan që tani të shohin përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Ai thotë se tashmë është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke u bazuar në propozimin që e bëri kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel.

“Në këtë javë pati shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë edhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Britanisë së Madhe, Victoria Billing.

Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka thënë Abbott në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit