-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doganë e re mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri.

Ambasadori i RMV-së Dancho Markovski dhe Drejtori i Përgjithshëm vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes policive të dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjatë takimit u dakordësua që gjatë sezonit turistik veror, të ketë patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve; për krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit kufitar, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata, për rritjen e shkëmbimit të informacionit për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, të cilat mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i madh i shtetasve në hyrje apo dalje, në pikat e kalimit.

Gjithashtu, u propozua ideja e hapjes së pikës së kalimit kufitar Trebisht – Xhepisht 24/7, për të mundësuar lëvizjen e lirë të shtetasve që banojnë në këto zona, të cilët aktualisht kanë lëvizje me orar të kufizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit