-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foto/ Identifikohet e reja belge që humbi jetën në Valbonë

Kryesoret

Dy turiste, një belge dhe një franceze kanë humbur jetën tragjikisht në malet e Valbonës. Ty turistet duke eksploruar zonën janë rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe ranë në greminë në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Në foton e mëposhtme është turistja belge 25-vjeçarje  Baets Myrthe. Ndërkohë ende nuk është identifikuar turistja tjetër që humbi jetën.

Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera.

Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes” thotë policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit