Kim Jong Un ka shprehur besimin e tij se Rusia do të fitojë në betejën e saj kundër imperialistëve, duke iu referuar Ukrainës dhe mbështetësve të saj perëndimorë, si SHBA-në , duke vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes vendeve dhe liderit të Koresë së Veriut.
Në mesazhin e tij të urimit drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për “Ditën e Fitores”, përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, Kim Jong Un theksoi se Rusia do të mposhtë të gjitha sfidat dhe kërcënimet e armikut.
Putin: Unë dua paqe, por një luftë e vërtetë ka nisur ndaj atdheut tonë
Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Moskën dhe e ka mbështetur atë pas pushtimit të Ukrainës dhe aneksimit të territoreve ukrainase, të cilin shumica e anëtarëve të OKB-së e dënuan si të paligjshëm.
“Po ju dërgojmë urimet më të mira, ushtrisë ruse dhe popullit rus për luftën e tyre të shenjtë për të ruajtur paqen botërore”, tha Kim Jong Un në mesazhin e tij drejtuar Putinit.
Regjimi Kim ka mohuar akuzat se ka furnizuar Rusinë me armë për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.
Eksportet e armëve të Koresë së Veriut janë të ndaluar sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të programeve bërthamore dhe raketore të Phenianit.