Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes pas finales së “Big Brother VIP”, me fansat që i ndjekin ngado.
Vëmendje kanë marrë edhe në festat e organizuara pas spektaklit, siç ishte dhe ajo mbrëmjen e djeshme në një nga club-et e kryeqytetit.
Teksa ishte duke performuar në skenë, Luizi mori dhe Kiarën, me të cilën këndoi dhe këngën e bërë për të “Me ty”. Gjithsesi, gjatë gjithë performancës së Luizit, Kiara ka ndenjtur në skenë.
Në sfond dëgjohet një zë që thotë: O zot sa fallco.
Kjo video e ka ndarë rrjetin në dy pjesë, disa thonë se është zëri i Efit ndërsa disa të tjerë thonë se është dikush tjetër.
Aktualisht ende nuk ka një deklaratë nga asnjëra prej vajzave në lidhje me marrëdhënien e tyre.