Këto zgjedhje, ashtu si në 6 Marsin e kaluar konfirmuan edhe njëherë se baza në shumicën dërrmuese është krah Sali Berishës. Këtë e vërtetoi tashmë edhe fakti që Enkelejd Alibeaj nuk arriti dot që të nxirrte kandidatë në 61 bashkitë e vendit.
Por pak ditë përpara zgjedhjeve ka dalë një tjetër problem. PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk ka dërguar komisionerë në 422 qendra votimi.
Kështu deklaroi sot kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. “PSD nuk kanë dërguar komisionerë për 415 qendra votimi. PD nuk ka sjellë anëtarët e komisioneve për 422 qendra votimi, PL nuk i ka sjellë në 75 qendra votimi”, tha Celibashi.
Por çfarë ndodh tani? Celibashi sqaroi si do të veprohet për të plotësuar vendin e lënë bosh nga PD-ja. “Nëse partitë do të dështojnë do i kalojnë partisë që e ka në të njëjtin spektër, nëse dështojnë do të emërohen kryesisht”.
Por a janë nxitur aplikuesit nga parti specifike për vendet bosh? “Nuk di të them, nëse 600 aplikimet, kandidatë për komisionerë për t’u emëruar… Nuk di të them nëse janë të nxitur nga partitë politike” tha ai.
Më shumë se dyshimi se nuk ka njerëz, nuk përjashtohet dhe sipas të gjitha gjasave kjo është një lëvizje e qëllimshme e PD-së zyrtare, e imponuar nga baza, që vendi të lihet bosh dhe më pas të plotësohet nga aplikimet që kanë bërë në shumicë mbështetësit e Sali Berishës.
Shqipëria voton të dielën! Nis shpërndarja e bazës materiale! 10 kandidatë në hetim