Tefta Malaj, gruaja e Taulant Malajt i cili vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi nga 45-vjeçari.
E shtruar në spital, duke u prononcuar për emisionin “Me zemër të hapur”, Tefta Malaj shokoi me deklaratën e saj ku tha se Taulanti e ngacmonte seksualisht të bijën e mitur, Xhesikën, të cilën e vrau me thikë teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën nga sulmi i tij.
Lidhur me akuzat e tij, Tefta Malaj shprehet se janë të pavërteta, madje është e gjitha për të fshehur të vërtetën e madhe, sesi ai kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të bijën.
Ajo madje u shpreh se në shtëpinë e tyre ishin instaluar kamera për shkak të veprimit të tij monstruoz ndaj të bijës.
“Nuk qëndrojnë fare çfarë thotë ai mostra. Ai duhet të kishte vrarë veten me atë që ka bërë dy vite më parë. E prekte vajzën, e ngacmonte. Ai bëhej xheloz se vajza dilte dhe argëtohej me miqtë.
Vajzën s’e donte më, ndaj e vrau vajzën. Ajo nuk i fliste më babait. Nuk e denoncova se nami i del vajzës, sido që të jetë” tha Tefta Malaj.