Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka i ka dhënë urdhër Policinë për mbylljen e menjëhershme të zyrës zgjedhore në bashkinë Tiranë, të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” me vendndodhje Laprakë, afër qendrës së votimit në shkollën “Aleks Buda”.
Gjithashtu Celibashi ka dhënë urdhër edhe për heqjen e postrave të disa partive politike në zonat si më poshtë:
- Billbordet e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në të gjithë bulevardin qendror, Bashkia Elbasan;
- Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” në bulevardin 18 Shtatori, Bashkia Gjirokastër;
- Billbordin e subjektit zgjedhor Koalicioni Bashkë Fitojmë tek Rrethrrotullimi i Luleve me drejtim për Metalurgjik, Bashkia Elbasan;
- Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Nisma Thurje” në bulevardin 18 shtatori, Bashkia Gjirokastër;
- Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate” në kryqëzimin e rrugës “Beqir Luga” me rrugën “Ali Ndroqi”, Bashkia Tiranë.