Policia serbe ka arrestuar babain e të dyshuarit të masakrës në Serbi ku mbetën të vdekur 8 persona.
Radisa Bllazhiçin është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë. Djali i tij, Uros Blazic u arrestua nga anëtarët e SAJ-së në fshatin Vinjishtë afër Kragujevcit, 9 orë pasi vrau 8 dhe plagosi rëndë 14 persona.
Pas seancës, me sugjerim të VJT-së në Smederevë, Uroshit iu caktua paraburgimi deri në 30 ditë.