Ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League mes Interit dhe Milan.
Ndeshje e cila u mbizotërua nga Interi i cili fitoi me rezultatin 2-0 në San Siro.
Në minutën e 8 Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit të Hakan Calhanoglu, për të shënuar gol të bukur për 1-0.
Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje. Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.
Milani filloi të bëhej i gjallë në minutën e 30-të kur Davide Calabria gjuajti jashtë porte.
Pas një minute Interi fitoi penallti, por gjyqtari pasi shikoi në VAR pa që ndërhyrja ndaj Lautaro Martinez ishte shumë e lehtë dhe e anuloi.
Milani rastin më të mirë e kishte në minutën e 63-të, kur Sandro Tonali goditi shtyllën. Në kohën shtesë Tommaso Pobega gjuajti fuqishëm, por nuk arriti të ndryshojë shifrat.
Interi merr një fitore të madhe nga ndeshja e parë, duke bërë një hap të madh drejt finales.