4 ditë nga zgjedhjet e 14 majit dy persona janë kapur duke bërë pazare për shit-blerje votash në Tiranë. Policia thotë se njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa për tjetrin kanë nisur hetimet.
Sipas policisë, dy personat janë shfaqur në një video duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik, emri i të cilit nuk jepet nga policia.
Si rezultat u bë arrestimi i Kristo Agalliut 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për Agron Durajn 61 vjeç, banues në Tiranë.
“Mua të më heqë karburantin. Pazari i fundit, 100 mijë lekë, plus 50 mijë lekë për naftë” dëgjohet duke thënë një nga protagonistët.