Përballja e gjysmëfinales së Champions League mes Interit dhe Milanit ka nisur plot emocione dhe ka tronditur San Siro pasi zikaltërit kanë shënuar 2 gola në 10 minuta.
Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit në zonë nga Hakan Calhanoglu, për të shënuar golin e parë të ndeshjes.
Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje.
Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.