-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e grurit, Cavusoglu: Mund ta zgjasim edhe për të paktën 2 muaj

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu është shprehur sonte se marrëveshja e Detit të Zi për eksportin e grurit ukrainas mund të zgjatet edhe për të paktën dy muaj të tjerë.

Zyrtarët nga palët e përfshira diskutojnë mundësinë e një takimi në Stamboll.

Rusia thotë se nuk do ta zgjasë marrëveshjen përtej 18 majit nëse nuk plotësohen kërkesat e saj dhe nuk hiqen barrierat për eksportet e grurit dhe plehrave të saj.

Cavusoglu i bëri këto deklarata teksa foli me gazetarët pas kthimit nga Moska. Siç tha ai, marrëveshja e Detit të Zi ishte ndër çështjet që ka diskutuar me homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe se shpreson të arrihet një rezultat pozitiv në bisedimet që filluan sot në Stamboll dhe do të vazhdojnë nesër, të enjten.

“Mendoj se mund ta zgjasim edhe për të paktën dy muaj”, theksoi ministri turk.

Kjo marrëveshje u arrit verën e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së për të trajtuar krizën globale të ushqimit të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

Zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB marrin pjesë në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) me bazë në Stamboll që zbaton marrëveshjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit