-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Së shpejti duet me Luizin në greqisht? Flet Devis Xherahu: Është çun garip!

Kryesoret

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari i njohur korçar Devis Xherahu. Ai foli për projektin e ri muzikor, por nuk la pa përmendur as Big Brother Vip, ngjarjen më të komentuar të momentit.

Xherahu kujtoi momentin kur performoi për banorët pak javë më parë dhe veçoi “duetin” me Luizin brenda shtëpisë së vëllait të madh. Ai zbuloi se Luizi është miku i ngushtë i mikut të tij, ndaj rrjedhimisht është edhe miku i tij.

Devisi u kujdes të tregonte se Luizin e ka mbështetur që prej javës së tretë kur ai u bë pjesë e shtëpisë së BBV dhe e vlerëson si një artist shumë të mirë.

“Dukej që ishte çun garip dhe kishte kimi që ngjiti që në fillim. Këndoi një këngë greke të Nikos Vertis dhe fillova ta këndoja dhe unë. Më habiti si shkodran që flet greqisht”, tha ndër të tjera Devisi, ndërsa u shpreh i hapur për bashkëpunim me fituesin e BBV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit