-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Gruaja shkon dhe lyen farmacinë me benzinë: Më helmuan ilaçet

Kryesoret

Një grua 37-vjeçe është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi që të digjte një farmaci.

Në pamje duket momenti kur ajo shkon me një bidon benzine në dorë dhe lyen farmacinë që ndodhet në rrugën “Luigj Gurakuqi”, por nuk ia vendos zjarrin. E arrestuara është M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë ajo ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi” duke i hedhur lëndë djegëse me pretendimin se ilaçet që kishte blerë i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit