Kryeministrja në largim e Finlandës njoftoi të mërkurën se po divorcohet nga bashkëshorti i saj, vetëm disa muaj pasi u sulmua për kërcimet e saj në një party më pak se një muaj që kur ajo dha dorëheqjen si lidere e Social Demokratëve.
Sana Marin mund të jetë divorcuar nga ‘sjellja e papërshtatshme’ pasi një video u publikua në gusht që tregonte se ajo po festonte dhe kërcente me një burrë, duket se kjo ka ndikuar në marrëdhënien e saj me bashkëshortin Markus Raikkonen.
Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020 në mes të pandemisë së koronavirusit.
Ditën e djeshme, me një postim në historinë e tyre në Instagram, ata bënë të ditur se bashkërisht kishin bërë kërkesën për divorc.
“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit dhe prindërve tanë të dashur.
Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera”, thanë ata.