Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Tepelenë. Të dhënat e para janë kontradiktore.
Dyshohet se adoleshenti mund të jetë plagosur aksidentalisht me armën e të atit që është efektiv policit.
Plumbi e ka kapur në këmbë. Aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia ka nisur hetimet për rastin.