-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi me një këmbë në finale! Pioli: Shpresojmë te përmbysja

Kryesoret

Milani u befasua nga fillimi shpërthyes i Interit dhe rezultati 2-0 e vështirëson çështjen e kualifikimit. Pioli në komentet e tij pas ndeshjes theksoi se Interi ishte superior dhe e shfrytëzoi atë në pjesën e parë, ndryshe nga kuqezinjtë që luajtën më mirë në pjesën e dytë, por nuk arritën të shënonin.

“Interi luajti më mirë në pjesën e parë dhe arriti të shënojë dy gola. Ne arritëm të luajmë mirë në pjesën e dytë dhe nuk arritëm të shënonim. Ky është futbolli në këtë nivel. Interi në pjesën e parë kishte më shumë cilësi. E kemi humbur topin shumë herë.

Ne do të përpiqemi të bëjmë më mirë në ndeshjen e dytë. Synimi ishte të ishim një ekip solid, me intensitet dhe agresivitet. Mendoj se Interi bëri shkëlqyeshëm. Ata ishin mjaft të mirë dhe shënuan dy gola” tha ai.

Simeone Inzaghi pas ndeshjes ishte plotësisht i kënaqur. “Jam shumë i kënaqur. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer. Mund të kishim shënuar më shumë se dy herë. Ishte një ndeshje e madhe. Ne kemi kaluar nëpër shumë raunde dhe e dimë se është vetëm pjesa e parë.

Ne do të kemi tifozët tanë që të na mbështesin në ndeshjen e dytë dhe e dimë se nevojitet një shtytje tjetër për të realizuar ëndrrën. Djemtë mbuluan çdo cep të fushës, ndihmuan njëri-tjetrin dhe ne e dimë se puna nuk ka përfunduar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit