Roma ka arritur të rrëmbejë një fitore minimale kundër Bayern Leverkusen në Olimpico.
Përballja e parë e gjysmëfinales së Europa League u mbyll me rezultatin minimal 1-0 për yjet e Mourinhos.
Goli i parë dhe i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë nga Bove. Abraham ishte i pari i cili goditi portën por u prit nga portieri i cili ia dërgoi edhe rastin Bove me duart e tij ku ky i fundit nuk e humbi mundësinë dhe shënoi.
Sonte në mbrëmje u zhvilluan edhe dy takimet e para gjysmëfinale të Conference League. Fiorentina u mund 1-2 në Firence nga Basel, ndërsa Az Alkmaar u imponua 2-1 nga West Ham.