-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lija e majmunëve, OBSH shpall fundin e epidemisë

Kryesoret

Pas gati një viti lija e majmunëve nuk përbën më kërcënim për shëndetin publik, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Virusi është ende i pranishëm dhe mund të ketë valë të reja dhe shpërthime të epidemisë, por niveli më i lartë i alarmit është tërhequr, shtoi OBSH-ja.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve që “të qëndrojnë vigjilente”.

Lija e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar. Disa nga simptomat e para janë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje të shpinës dhe muskujve.

Kur shfaqet ethe, mund të zhvillohet një skuqje e lëkurës, e cila shpesh fillon në fytyrë dhe më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit, kryesisht në pëllëmbët dhe këmbë.

Më shumë se 87 mijë infeksione dhe 140 vdekje janë raportuar në 111 vende gjatë epidemisë globale, sipas të dhënave të OBSH-së.

Por, gati 90 për qind më pak raste u raportuan në tre muajt e fundit krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tha Tedros.

Kjo do të thotë se nuk është më e nevojshme të ngrihet niveli më i lartë i alarmit.

Ky njoftim erdhi vetëm një javë pasi Kombet e Bashkuara shpallën fundin e pandemisë së coronavirusit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit