Ambasadorja greke në Shqipëri, Kamitsi mëngjesin e sotëm ka shkuar në ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë lidhur me arrestimin e kandidatit Fredi Beleri në Himarë.
Diplomatja nuk është pritur nga Olta Xhaçka, por njëri prej drejtorëve në këtë dikaster. Ambasadorja ka shprehur shqetësimin e palës e palës greke.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkoi ministres së Jashtme jo vetëm që nuk duhet ta presë ambasadoren, por t’i drejtohet Athinës zyrtare me notë proteste për ndërhyrje në punët e brendshme, pasi në Himarë nuk po kandidon Greqia.
Arrestimi i Belerit/ Idrizi: Xhaçka mos e takojë ambasadoren, notë proteste Greqisë