Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi ka shkuar në Vlorë ku pritet të takohet me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash.
Reagimet nga shteti fqinj kanë nisur që në orët e para të mëngjesit fillimisht ambasadorja e Greqisë në Tiranë mbërriti në Ministrinë e Jashtme për të takuar ministren Ola Xhaçka, por u prit nga një zyrtar i ministrisë.
Ndërkohë që kryediplomati grek, Nikos Dendias pati një telefonatë me kryeministrin Edi Rama për çështjen pasi kishte informuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.