Mediat greke, “Protothema” shkruan se pas arrestimit të Fredi Belerit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Gjithashtu, po sipas mediave greke, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi ku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryebashkiak.