Pak pas mesnate polica i ka vënë prangat kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për arrestimin duke e quajtur si sulm politik.
Ndërkohë akuzat dhe “kërcënimet” mes këtij të fundit dhe Belerit nuk kanë munguar ditën e fundit.
Kreu i qeverisë ka treguar dy emra që i konsideron sekserë të Belerit dhe ka thënë se ata kanë kërcënuar emigrantët himariotë në Greqi se do u grisin letrat nëse votojnë për kandidatin e PS-së, duke shtuar se do të merrej personalisht.
“Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napoleon Çakalli që janë sekserë dhe marrin në telefon emigrantët të votojnë, ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë të PS do ju grisin letrat, ose po nuk votuan për këtë maskara.
Un pas 14 majit do merrem personalisht me ata të dy, i them emigrantëve jeni të lirë të vini të votoni, është e drejta juaj.
Në lidhje me këtë deklaratë pak para arrestimit Beleri ju përgjigj Ramës duke i thënë se i tha himariotët e Amerikës që ka bashkëpunuar zoti Rama janë grekë.