-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri

Kryesoret

Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në katër komuna të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat kanë qenë funksionale deri në vitin 2013.

Sipas të njëjtave të dhëna, selia kryesore e MPB-së do të jetë në Zveçan, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiç”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion në terren e as nga institucionet serbe.

Serbia kishte strukturat e saj të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në vitin 2013. Pas marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit, ato u integruan në institucionet e Kosovës, kryesisht në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që qarkullojnë në veri me tabela që i lëshon Serbia.

Serbia e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata me paga të njëjta siç i kishin marrë nga institucionet e Kosovës.

Në ato kontrata, ndër të tjera, shkruhet se duhet të punojnë për të mirën e komunitetit serb.

“Është bërë mjaft”, ishin fjalët e shefit të atëhershëm të operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin verior, Aleksandar Filipoviç, i cili hoqi i pari uniformën.

Për një akt të tillë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka dekoruar Filipoviçin me Medaljen e Artë për Guxim – Millosh Obiliç./REL

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit