Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e makinës me targa zyrtare. Makina i përket ambasadës ruse në Shqipëri. Makina u përplas me banderolën metalike, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi rus, i identifikuar si Andrea Kukuviç. I plagosur është Sergei Mironov dhe po merr ndihmë mjekësore.
“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën”, njofton policia.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.