E ndërsa nuk ka asnjë njoftim nga policia apo prokuroria shqiptare, mediat në Athinë raportojnë se mëngjesin e sotëm është liruar nga qelia kandidati për kryetar bashkie Fredi Beleri, i cili u arrestua në mesnatë me akuzën e “blerjes së votave”.
Po sipas mediave greke, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Athinë, Takis Theodorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar Bledar Çuçi dhe ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit.
Por nga drejtësia shqiptare nuk ka ende asnjë reagim.