Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbyllur fushatën sot në qytetin e Shkodrës, shoqëruar nga kandidati i mazhorancës për këtë bashki Benet Beci. Rama u shpreh se Partia Socialiste ka bërë ndryshimin në shumë qytete të vendit, por në Shkodër nuk e ka pasur mundësinë ndër vite.
E nisi me batuta. “Më tha Benti “është shqetësuar shumë doktori”. I thashë, unë kam një jetë që punoj për të shqetësuar doktorin. Më thotë “Benet pse ike, diçka ka ndodhur, ku të kanë kapur”. I thashë, thuaj “më ka kapur Shkodra, nuk më ka kapur njeri” tha ai.
Rama iu përgjigj akuzave të Bardh Spahisë, se kjo qeveri nuk i ka financuar shumicën e projekteve vetëm pse kjo bashki është e djathtë.
“Ne Shkodrës nuk ia kemi kursyer fondet asnjëherë, se rrugën Shkodër-Velipojë, nuk e bëri Beneti me Zotin Berisha siç i thotë, por e bëmë ne, është një investim strategjik.
Ai kanë marrë lekët e shpronësimit njerëzit? Se dhe këto lekë ia dha qeveria Bashkisë Shkodër. Ai e ka pasur shumë të thjeshtë detyrën se ka pasur njerëz plot që ia kanë marrë sapunin që e kanë ngrënë për djathë. Shkodra i ka dhënë mbështetje të verbër atij që Beneti i thotë Zoti Berisha.
Shkodra dhe pse ka nga Zoti apo nga natyra më shumë se të tjerët, ka sot më pak se gjithë të tjerët. Askujt tjetër Zoti nuk i ka dhënë atë që i ka dhënë Shkodrës. Këtu nuk ka funksionuar vota”, tha Rama.
“Më çoi fjalë për…”! Rama: Kandidati i Berishës më kërkoi pazar