Një sherr i regjistruar në Paskuqan mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 ka përfunduar me të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë bashkëshortja me inicialet R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, 25-vejaçrin me inicialet A. Sh.
25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.