-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ditë shpëtimi për ju”, Berisha thirrje qytetarëve: Jepni përgjigjen më të merituar Ramës

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në takimin e zhvilluar përmbyllës për fushatën elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh që qytetarët të votojnë numrin 1 pasi ai është fati që shkatërron kryeministrin, Edi Rama.

“Njishi është fati me të cilin ju i jepni përgjigjen më të merituar armikut më të egër të pluralizmit shqiptar. Mesazhi im është i njëjtë për çdo socialist shqiptar: unë u them sonte se 14 maji është një ditë shpëtimi për ju.

Votoni kandidatët e primareve, votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, votoni njishin që të fitoni PS-në e uzurpuar nga një bandë kriminale, e cila ju paraqet ju ashtu siç nuk jeni. Nuk jeni ju njerëzit e krimit, nuk jeni ju njerëzit e mafias, por ju besoni në demokraci dhe vlerat e saj. 

Mesazhi im sonte është për të gjithë shqiptarët pa parti. Hidhni mënjanë indiferencën. Ajo është fatale për ju dhe Shqipërinë. 10 vite dimër, 10 vite ngricë, 10 vite largim masiv i shqiptarëve, 10 vite varfëri, asnjë nuk duhet të qëndrojë indiference.

Më 14 maji të votojë njishin, të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, të votojë Belind Këlliçin, të votojë kandidatët e primareve. Këtu para jush do i them Edi Ramës: mbaje mend se mund të vjedhësh ndonjë votë në lumin që rrjedh, por lumin nuk e vjedh dot. Rryma e fitores do të marrë përpara, do të çojë atje ku e meriton.

Edi Rama, hiq dorë se populli është në këmbë se shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë, janë më të vendosur se kurrë të mbrojnë liritë e tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit