-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot u arrestua! A mund të kandidojë dhe çfarë ndodh nëse Beleri fiton të dielën?

Kryesoret

Fredi Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës u arrestua pak pas mesnate me akuzën e blerjes së votave. Dy ditë përpara zgjedhjeve, pyetja që lind është; a mund të kandidojë ai për zgjedhjet e 14 Majit?

Edhe pse është në qeli, të dielën Fredi Beleri mund të vazhdojë të kandidojë. Arrestimi nuk e pengon atë të jetë kandidat dhe fleta e votimit vijon të ketë emrin e tij përballë Jorgo Goros.

Ligji nuk e pengon një të arrestuar ende të padënuar të jetë kandidat.

Por çfarë ndodh nëse ai fiton?

Këtu futemi në skenarë. Ligji e lejon kryeministrin që të shkarkojë kryetarët e bashkive kur kapen në shkelje të rënda.

Një gjë e tillë në qeverisjen Rama ka ndodhur me Shukri Xhelilin, Fatos Tushen apo Lefter Allën sapo janë arrestuar.

Gjithashtu Beleri mund ta humbasë mandatin e kryebashkiakut, nëse dënohet me vendim të formës së prerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit