Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pak pas mesnate në një lokal në Himarë.
Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit. “5Pyetjet.al” publikoi momentin e arrestimit të kandidatit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Beleri është arrestuar si i dyshuar për shit-blerje votash. Në pamjet duket momenti kur rrethohet me shpejtësi nga agjentë civilë bashkë me dy persona të tjerë.
Ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale. Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg.
VIDEO-Me pranga në duar dhe i rrethuar nga polica, momenti i arrestimit të Belerit