Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Lushnja, i cili akuzohet nga një 24-vjeçare se ai ka abuzuar seksualisht me të, me dhunë.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia ka lokalizuar dhe vënë në pranga të riun nga Lushnja dhe ka nisur hetimet për verifikimin e plotë të kallëzimit në fjalë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.