-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shkuara e errët e Fredi Belerit nga “Peshkëpia” te dënimi dhe burgu për vota

Kryesoret

Fredi Beleri është kthyer në kryefjalë në Shqipëri për shkak të arrestimit me akuzën e blerjes së votave duke tensionuar edhe raportet me Greqinë për shkak të “stuhisë” së deklaratave me presione dhe kërcënime të Athinës zyrtare.

Prokuroria dhe policia shqiptare deklaruan hapur dhe qartë se kanë prova që Beleri, që kandidon në 14 Maj për kryetar bashkie në Himarë u kap duke blerë vota. Provat, po sipas prokurorisë janë me video dhe përgjime. Greqia kërkoi lirimin e tij, por kryeministri Edi Rama iu përgjigj homologut të tij Mitsotakis që duhet të pritet fjala e drejtësisë.

Por kush është Fredi Beleri?

Fredi Beleri u zyrtarizua si kandidat i opozitës për bashkinë e Himarës pas marrëveshjes Berisha-Dule, por kjo nuk është hera e parë që ai aspiron këtë post. Në vitin 2015 ai do të kandidonte nën siglen e PBDNJ duke mos u shpallur fitues. Në 2019 tentoi si kandidat i pavarur por nuk u lejua nga komisioni qendror i zgjedhjeve pasi rezultoi i dënuar me 3 vite burg për nxitje dhe urrejtje nacionaliste. Por nuk mbyllet këtu historia e hesapeve me drejtësinë. Ai është hetuar si i përfshirë në “Masakrën e Peshkëpisë”.

Dosja është rihapur disa herë por pa sukses. Për herë të fundit ajo u rihap në vitin 2019 nga ish prokuroria për Krime të Rënda për t’u pushuar nga SPAK. Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994 nga grekët, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën edhe efektivë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit