Ende është e pakonfirmuar zyrtarisht, por sot në mesditë pritet që të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, Fredi Beleri, që sipas prokurorisë u arrestua në flagrancë me akuzën e blerjes së votave.
Tre janë teknikat speciale të hetimit që ka përdorur prokuroria në bashkëpunim me policinë e shtetit. Së pari përgjimi ambiental, së dyti përgjimet telefonike dhe e fundit që është kryesori, personi i infiltruar, agjenti që e çoi drejt kurthit ku ra Beleri. Kandidati premtoi lekë në këmbim të votave së do të zhvillohen nesër.
Policia përdori një qytetar, i cili i pajisur me teknikat e përgjimit ambiental i ofroi Belerit një listë me votues. Beleri i premtoi lekë dhe shuma do të merrej përmes mikut të kandidatit për kryetar bashkie, Pandeli Kokaveshi.
Pasi mori “bekimin” e Belerit, Kokaveshi telefonon qytetarin që është bashkëpunëtor i drejtësisë për ta takuar për t’i dhënë lekët, 400 mijë.
“Jam një miku i Fredit, më tha që t’ju jap një porosi”. Dy personat u takuan, lekët u dorëzuan në tualet dhe sapo Kokaveshi dhe qytetari dolën, policia u vendosi prangat të gjithëve.
E shkuara e errët e Fredi Belerit nga “Peshkëpia” te dënimi dhe burgu për vota