Fredi Beleri, kandidat për kryetar bashkie në Himarë u arrestua dje për blerje votash.
Por si u prangos? Dosja pritet që të publikohet pasi të dorëzohet në gjykatë nga prokuroria për masën e sigurisë. Tre janë teknikat speciale të hetimit që ka përdorur prokuroria në bashkëpunim me policinë e shtetit.
Së pari përgjimi ambiental, së dyti përgjimet telefonike dhe e fundit që është kryesori, personi i infiltruar, agjenti që e çoi drejt kurthit ku ra Beleri. Kandidati premtoi lekë në këmbim të votave së do të zhvillohen nesër.
Greqia kërkoi lirimin e tij, por kryeministri Edi Rama iu përgjigj homologut të tij Mitsotakis që duhet të pritet fjala e drejtësisë.
E shkuara e errët e Fredi Belerit nga “Peshkëpia” te dënimi dhe burgu për vota