Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një qytetar nga Maqedoni duke i marrë rreth 10 000 euro, pas denoncimit arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja nga Elbasani. E arrestuara është Ermira Deborava.
46-vjeçarja sipas policisë ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga Maqedonia duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj, sikur është sëmurë duke i marrë 10 mijë euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.