Pandeli Kokaveshi, miku i Fredi Belerit, kandidatit për kryetar bashkie në Himarë është shtruar me urgjencë në spital për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën.
Ai u arrestua dje bashkë me Belerin me akuzën e blerjes së votave. Por ditën e sotme ka kërkuar ndihmë nga stafi i burgut duke u ankuar për probleme kardiake.
Për këtë arsye është transportuar drejt spitalit të burgut në QSUT. Miku i tij, Beleri pritet që ditën e sotme të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.