Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Divjakë ku ka mbetur i vdekur një 40-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ja ndodhur sot rreth orës 18:00,në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz”.
Mësohet se një automjeti tip “Benz” me drejtues 56-vejaçrin me inicialet Q. Ç. ka përplasur 40-vjeçarin me inicialet B. E. i cili po drejtonte një motor.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 40-vjeçari.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.