Dy bastione të forta, Kamza dhe Vora mbetën në dorën e socialistëve. Pasi i lëshuan në 2019 me bojkot, demokratët nuk arritën që t’i merrnin sot, madje humbën thellë. Por nuk humbën vetëm drejtimin e dy bashkive, por edhe kuvendin lokal, këshillat.
Në Kamëz nga 111 kuti të numëruara nga 133, PS fitoi me 43.78% duke marrë 20 këshilltarë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berishës 24.25% 11 këshilltarë dhe PD zyrtare 7.52% ose 3 këshilltarë. Kandidati i koalicionit të Berishës, Arjan Hoxha mori 21633 por koalicioni për këshilltarët mori vetëm 9599 gjysmat.
Edhe në Vorë vota është çarë. 50.28% e përkthyer në 13 këshilltarë mori PS, 15.34% mori koalicioni i Berishës që përkthehet në 4 këshilltarë. PD zyrtare nuk kishte listë kandidatësh.