Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e krerëve të rinj të bashkive, në qytetin e Durrësit situata ka qenë vazhdimisht e tensionuar, kjo pasi, përveç problemeve teknike, ka pasur edhe probleme nëpër qendrat e votimit.
Tensione në Durrës/ Kandidati socialist thyen ligjin, nuk largohet nga QV
Së fundmi raportohet se ka pasur një konflikt fizik në qendrën e votimit pranë shkollës “Naim Babameto”, ku simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Socialiste janë përleshur me ata të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Zgjedhjet/ Në Spitallë të Durrësit shkelen rregullat, grumbuj njerëzish e automjetesh para QV!
Drejtues të këtij të fundit kanë denoncuar se po ushtrohet presion i vazhdueshëm nga ana e socialistëve ndaj votuesve dhe në përpjekje për t’i frenuar, situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës dhe përleshjeve fizike mes palëve.
S’ka ende votim në QV në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, grupime njerëzish në hyrje!