-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet/ Në Spitallë të Durrësit shkelen rregullat, grumbuj njerëzish e automjetesh para QV!

Kryesoret

Procesi i votimit ka nisur dhe në zonën e Spitallës në Durrës, por një situatë jo normale duket jashtë ambienteve të Qendrës së Votimit. Në këtë qendër votimi duket qartësisht shkelja e rregullave pasi ka grumbuj njerëzish e automjetesh para Qendrës së Votimit.

Ndërkohë, në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ku është e vendosur një Qendër Votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Nuk ka ende votim në ambientet e kësaj shkolle ku janë vendosur njerëz të shumtë që kanë bllokuar procesin e votimit.

Sipas urdhrit të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambientet e QV nuk duhet të ketë grumbullim njerëzish. Por të dy partitë duket se i kanë vendosur këtu simpatizantët e tyre. Është e paqartë arsyeja përse janë mbledhur në këtë QV grupe njerëzish.

Ndërkohë që ka qytetarë që duan të votojnë, procesi nuk ka nisur deri në orën 07:50.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit