Shqipëria po voton sot për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive. Mbi 500 qendra votimi në orët e para të mëngjesit kanë pasur probleme me identifikimin elektronik duke kaluar më pas manualisht. KQZ deklaron se deri në orën 13:00 sipas të dhënave nga 2639 qendra votimi nga 5213 kanë votuar 23.20%.